Kërkesa e PD për shkarkimin e Lindita Nikollës, Çupi: Në mbledhje duhet të ishte Bardhi
Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit ku po diskutohej kërkesa e PD për shkarkimin e Lindita Nikollës si kryetare parlamenti u shoqërua me debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës.
Deputetët e PD-së Dhurata Çupi dhe Saimir Korreshi pohuan se relator i çështjes ishte zoti Gazment Bardhi, i cili është përjashtuar nga punimet e Kuvendit.
Sipas tyre përjashtimi i deputetëve të PD-së është bërë me qëllim që të kalojë për votim nga mazhoranca ky raport.