", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/10/auto_-800-0-49a960a8bd198f4d2f9c70954257d3fa1676025336.jpg", "width": 900, "height": 536 } }

'Kam filluar të të pëlqej kaq shumë'/ Kiara i shpreh ndjenjat Luizit

Çifti më i komentuar i “Big Brother VIP” i këtij edicioni të dytë, që ndiqen 24/24 dhe na dhurojnë show dhe emocione të bukura, na ka përfshirë të gjithëve në ‘përrallën e tyre’.

Ishte Luizi ai që nuk pranoi të dorëzohet, por luftoi për vëmendjen dhe dashurinë e Kiarës, e cila më në fund arriti t’i dhurojë puthjen e parë dhe pak a shumë, ta quajnë “lidhje”.

Megjithëse përpiqen t’i fshihen banorëve në intimitetin e tyre, ata nuk i fshihen dot kamerave të shtëpisë e publikut, që pret me kërshëri t’i shohë e t’i dëgjojë ç’bisedojnë.

Kiara është më e tërhequr në shprehjen e ndjenjave të saj, ndërsa mbrëmë gjeti mënyrën më “funny” t’i thotë Luizit se e pëlqen dhe ka ndjenja për të.

Teksa qëndronin të përqafuar në shtrat, fytyrë më fytyrë, Luizi i thoshte partneres së tij se nuk ngopej dot me praninë e saj. Ndërsa Kiara ia ktheu:

“Sa inat më vjen që kam filluar të të pëlqej kaq shumë”- gjë që e lumturoi por edhe e bëri të qeshë Luizin.

Me shaka, ai ia ktheu:

“Të më pëlqesh në debat?”

Më tej, konkurrenti e pyeti nëse Kiara e kishte fjalën për pëlqim apo ndjenjë, ndërsa Kiara e kapur “mat” refuzoi të përgjigjet por filloi të buzëqeshë, duke i lënë të kuptohet se kanë nisur ndjenjat.

@uk_london27 #kiara #meluizin #love #socute @Luiz Ejlli Official @Kiara Tito ♬ original sound - Luizi❤️Kiara