‘Për kokën e tij shet dhe familjen’/ Paloka: I nisi ‘babloku’ të gjithë në SPAK, vetëm të shpëtojë...

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar pas lajmit se Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ishte thirrur në SPAK ditën e sotme.

‘I nisi “babloku” të gjithe në SPAK, vetëm të shpëtojë prapanicën e vetë’, shkruan Paloka në Facebook.

Sipas Palokës, kryeministri Edi Rama për kokën e tij shet dhe familjen e jo këta që i kanë shërbyer si letër higjenike.

Postimi i plotë:

I nisi “babloku” te gjithe ne SPAK, vetem te shpetoje prapanicen e vete !

Po nuk mbaron ketu, do ti shese te gjithe sic ka bere deri tani ne politike e sic ka bere gjithe jeten e tij edhe pa hyre ne politike . Per koken e tij shet dhe familjen e jo keta qe i kane vetesherbyer si leter higjenike!