FOTO/ Këlliçi: Tirana na bashkon, qytetarët presin të shohin ndryshimin

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, deputeti demokrat Belind Këlliçi, e ka vazhduar turin e dëgjesave të tij me qytetarët e Tiranës në njësinë nr.5.

“Tirana na bashkon të gjithëve, - u tha Këlliçi, pjesëmarrësve. -  Si është dhe si do të bëhet, është kryefjala e fushatës sonë. Qytetarët presin të shohin ndryshime, të cilat ne do t'i realizojmë duke ndryshuar së pari drejtimin e bashkisë. Tiranën do e fitojmë si ekip! Faleminderit Njësia 5 - zemra e kryeqytetit!” ka përfunduar ai.

Në vijim, foto nga takimii zhvilluar së fundmi.