Amrabat refuzoi Chelsean dhe Manchester United për Barcelonën

Merkato e janarit është mbyllur, ndërsa së fundmi mediet italiane kanë raportuar se mesfushori i Firoentinës, Sofyan Amrabat, kishte disa oferta, por ai i refuzoi të gjitha pasi dëshiron vetëm Barcelonën.

Manchester United dhe Chelsea kontaktuan klubin italian, me këta të fundit që ishin dakord me ofertën, por ishte lojtari ai i cili refuzoi të dyja opsionet.

Kjo për faktin se Amrabat ëndërron të luajë vetëm për Barcelonën, me spanjollët që tentuan në fund, por pa sukses, ndërsa tani pista e mundshme është merkatoja e verës.