‘Mangësi në reagimin e qeverisë’, rritet presioni ndaj Erdoganit pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi

Tre ditë pasi dy tërmete shkatërruan disa qytete të Turqisë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar disa nga zonat më të goditura.

“Ndërsa vlerësimi i dëmeve është duke u zhvilluar, në këtë moment tranzicioni ne do t’i shpërblejmë qytetarët tanë me ndihmë ekonomike prej 494 euro. Me këtë lloj mbështetjeje, ne duam që së paku t’ua lehtësojmë problemet,” tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Me vetëm tre muaj para zgjedhjeve presidenciale dhe mes kritikave në rritje për trajtimin e katastrofës nga ana e tij, Erdogan të mërkurën pranoi “mangësitë” në reagimin e qeverisë.

Shumë njerëz janë detyruar të kërkojnë ushqimin dhe strehimin e tyre, ndërsa të tjerë kanë parë të familjarët duke humbur jetën nën rrënoja.

Udhëheqësi i opozitës turke, Kemal Kılıçdaroğlu ka thënë se korrupsioni qeveritar në industrinë e ndërtimit e ka përkeqësuar tragjedinë dhe ka akuzuar Erdoganin për dështim në zbatimin e standardeve të sigurisë së ndërtesave.