Ngrihet Byroja, Kurti: Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, kompensim për shoqërinë

Prishtinë - Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka mirëpritur miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në Kuvendin e Kosovës.

“Me mbështetjen e 66 deputetëve të Kuvendit të Republikës, Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme mori edhe aprovimin e dytë për miratimin e tij të plotë. Falënderoj secilin dhe secilën prej tyre”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Pasuria e fituar por që nuk arrin të justifikohet është përfitim i padrejtë, është padrejtësi, madje e tillë që thellon pabarazitë. Konfiskimi i saj është kompensim për shoqërinë, është drejtësi”, ka theksuar ai më tej..