Berisha paralajmëron mosbindje civile: Ramës do t'i ziejë toka nën këmbë

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se "PD do matet me Edi Ramën me të gjitha format e mosbindjes civile".

Ai kundërshtoi në mënyrë absolute faktin se PD do të bojkotojë zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gjithashtu, Berisha paralajmëroi se opozita do të bëjë gjithçka kundër atyre që i cilësoi vrasës të pluralizmit, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Ata që mendojnë këtë përsërisin një të pavërtetë. Ne do marrim pjesë në zgjedhje, por në mënyrë absolute do i bëjmë t’iu ziejë toka nën këmbë këtyre kriminelëve të pluralizmit”, tha Berisha.