Vdiq nga tërmeti, Zaniolo bën gjestin fisnik në nder të tifozit të Galatasaray-t
Futbollisti italian Nicolo Zaniolo ka nënshkruar kontratë me Galatasarayn dhe me numrin që ka zgjedhur për fanellën e tij ka nderuar një tifoz të klubit turk që humbi jetën në tërmetin katastrofik.
Zaniolo do të veshë fanellën me numër 17 te Galatasaray për nder të Muhamed Emin Ozkan, një mbështetës i klubit turk që humbi jetën nga tërmeti. Italiani kompletoi një transfertë nga Roma me vlerë 29.5 milionë euro dhe teksa luante te verdhekuqtë, kishte veshur fanellën me numrin 22. Berkan Kutla e mban atë në klubin e tij të ri.
Nicolò Zaniolo: “Muhammed ve Türk halkı için çok üzgünüm.”
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) February 9, 2023
Hayatını kaybeden yurttaşlarımızı saygıyla anıyoruz, hiçbirinizi unutmayacağız! ∞
ℹ️ Afet bölgelerine ulaştırılmak üzere, Nef Stadyumu ve Galatasaray Taçspor Tesisleri’nde yardımlarınızı bekliyoruz. ❤️? pic.twitter.com/IO4xFV6nqO
Në intervistën e tij të parë pas mbërritjes në Turqi, italiani shpjegoi vendimin e tij. Ai zgjodhi numrin 17 sepse Ozkan ishte 17 vjeç. Djali u shpreh shumë i lumtur që Zaniolo po vinte në klub dhe para vdekjes publikoi disa postime në rrjetet sociale për transferimin e ri.
"Më vjen keq për Muhamedin dhe popullin turk. Unë kam dhënë kontributin tim, duhet ta japim të gjithë, së bashku jemi më të fortë se më parë", tha Zaniolo.