", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/09/auto_keisistresi-ribashkim-panorama-plus1675972795.png", "width": 900, "height": 525 } }

Pas video-mesazhit që i bëri Stresit, Keisi surprizon sërish reperin

Pak ditë pas mesazhit që i çoi në “Big Brother VIP Kosova” përmes një video, Keisi i ka bërë një tjetër surprizë Stresit.

Ajo i ka dërguar një dron reperit ku dukej fotoja e tyre së bashku dhe mbishkrimi: “Mos u dorëzo shihemi në finale, vetëm bashkë mundemi”.

  Kështu, ajo i ka lënë të kuptojë se do shkojë ta takojë vetëm po arriti finalen. Padyshim kjo surprizë ka emocionuar dhe lumtuar së tepërmi Stresin i cili u shpreh se ky ka qenë droni më i bukur që i ka shkuar deri më tani.

Stresi që kur hyri në “Big Brother VIP Kosova” u shpreh se ka hyrë me qëllimin për tu rikthyer me ish-partneren Keisin. Ai ka rrëfyer shumë prej saj, mes të tjerash edhe se vuan nga tumori duke deklaruar se “nuk e di sa do jetojë”.

Në videomesazhin e saj Keisi kërkoi privatësi nga ai dhe banorët e tjerë që e kanë përmendur teksa shtoi se me Stresin mbi lidhjen e tyre do flasin kur ai të dalë.

View this post on Instagram

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)