Bastoni: T’i japim vazhdimësi suksesit në derbi, Brozovic dhe Lukaku do na ndihmojnë
“E dinim rëndësinë e derbit, i dhamë një sinjal vetes. Fituam duke bërë një paraqitje të madhe dhe tani duhet ti japim vazhdimësi këtij suksesi”, ka thënë Alessandro Bastoni që nuk kërkon të ndalet pas fitores përballë Milanit.
Mbrojtësi zikaltër i gëzohet rikthimit të di Brozovic dhe Lukakut: “Do të na ndihmojnë shumë. Objektivat e Interit? Duhet të pësojmë më pak gola dhe shpresoj të shënoj ndonjë”.
“Pas fitimi të Superkupës nuk vazhduam dot rezultatet pozitive pasi u mundëm nga Empoli. Ishte shumë e rëndësishme që të fitonim derbin. Këtë sezon na ka munguar vazhdimësia dhe prandaj jemi 13 pikë larg Napolit.
Diferenca është e madhe, është e kotë ta fshehim, por kemi dëshirë të fitojmë dhe do të synojmë të fitojmë të gjitha ndeshjet deri në fund të kampionatit. Ndihem mirë këtu, ndiem i kënaqur tek Interi”, ka thënë mbrojtësi i Interit