Mbi 21 mijë viktima nga tërmeti/ Eksperti gjerman: Skenari më i keq, 67 mijë të vdekur në total

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri i ka kaluar 21 mijë.

Ndërkohë sipas gazetës BILD, një ekspert gjerman thotë se skenari më i keq është ai i 67 mijë të vdekurve.

“Projeksionet e shpejta të bazuara në modelet empirike të dëmve sugjerojnë rreth 67 mijë vdekje,” tha Andreas Schaefer nga Instituti i Gjeofizikës në Karlsruhe.

Kjo përllogaritje bëhet duke pasur për bazë krahasimet historike, të dhënat aktuale, të dhënat për infrastrukturën e ndërtimeve, për popullsinë si dhe faktorë të tjerë.

Sipas Institutit të Teknologjisë në Karlsruhe, ky është ndoshta një nga 20 tërmetet më vdekjeprurëse në mbarë botën që nga viti 1900.

Që atëherë, 11 nga 100 tërmetet më të rënda kanë ndodhur në Turqi.

Rajoni rreth qytetit të Antakias, që dikur quhej Antiokia, është goditur shpesh nga tërmete të forta në të kaluarën.

“Kjo zonë është gjeologjikisht shumë e paqëndrueshme,” shpjegon Schaefer.

Kjo ndodh sepse këto takohen tre pllaka të mëdha tektonike. Tërmeti i fundit po aq i fortë dhe shkatërrues ndodhi në një vend të ngjashëm në vitin 1114, thotë Schaefer.

“Kjo ka bërë që tensionet e krijuara në kufijtë e pllakave të akumulohen për 900 vite, duke u shkarkuar tani”.