VIDEO/ Ronaldo realizon golin e 500 dhe 501 në kampionat
Al Nassr po fiton me rezultatin 2-0 ndaj Al-Wehd, në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit të Arabisë Saudite, teksa të dy golat janë shënuar nga sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo.
Kështu, një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave ka tundur rrjetën e vendasve në mesin e pjesës së parë për të kaluar ekipin e tij në epërsi 1-0.
Fillimisht, Ronaldo mori një asist nga Ghareeb dhe më pas portugezi bëri një punë të shkëlqyer në zonën e penalltisë së Al-Wehd dhe arriti të mposht portierin me një goditje me këmbën e majtë.
Ky ishte edhe goli jubilar i 500-të në kampionat për portugezin 38-vjeçar. Këta janë golat që ka shënuar në ndeshjet në kuadër të kampionateve kombëtare.
Ndërsa goli i 501 u shënua në minutën e 40’, pas një aksioni fantastik të skuadrës saudite.
Ai shënoi më së shumti në Real Madrid (311), pastaj Manchester United (103), Juventus (81), Sporting (3) dhe në fund janë tre gola me fanellën e klubit saudit.
Kujtojmë se Ronaldo mbërriti në Arabinë Saudite muajin e kaluar si lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Manchester United në nëntor të vitit të kaluar.