VIDEO/ Makina përplas për vdekje qytetarin në Tiranë

Një automjet taksi i ka marrë jetën një qytetari mbrëmjen e sotme në zonën e Yzberishtit në kryeqytet. 

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:40, në rrugën "Tre Dëshmorët". 

A. Z., 69 vjeç, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes pas përplasjes nga një makinë taksi.

Automjeti drejtohej nga 31-vjeçari L.L, i cili është shoqëruar nga policia. 

Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. 

Njoftimi i policisë
Më datë 09.02.2023, rreth orës 18:40, në rrugën "Tre Dëshmorët", shtetasi L. L., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar shtetasin A. Z., 69 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.