Skandali i Hunter Biden/ Grenell: Pse nuk raportoi Dana Bash për seancën e Kongresit?
Pas disa vitesh dhe pas shumë kohësh duke e mohuar, skandali i laptopit të Hunter Biden, djalit të presidentit amerikan, tani është pjesë e një hetimi parlamentar të Kongresit amerikan.
Vetë Hunter Biden ka pranuar se laptopi është i vërtetë, ndërkohë që për të manipuluar këtë histori u angazhuan mediat më të mëdha amerikane dhe vetë platformat sociale.
Diplomati dhe këshilltari i Trump, Richard Grenell postoi një reagim sot pas seancës së parë dëgjimore të Kongresit.
Ai ironizoi kur tha se nuk e kishte parë gazetaren e CNN, Dana Bash të raportonte për këtë ngjarje.
“Nuk e pashë Dana Bash të raportonte për seancën e sotme dëgjimore të Kongresit, që nënvizon lajmin fals se historia e laptopit të Hunter ishte një dezinformacion rus, 3 javë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
A mendoni se kjo vjen për shkak se i shoqi i saj ka nënshkruar letrën duke ndërhyrë në zgjedhje,” shkruan Grenell.