Tërmet në Greqi/ Lëkundjet ndjehen edhe në Bilisht të Korçës, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet ka shkundur pak minuta më parë qytetin juglindor të Korçës.
Sipas informacioneve të para mësohet të jenë ndjerë edhe në Bilisht si dhe fshatrat e kësaj Bashkie, ashtu siç është ndjerë edhe në fshatra të Bashkisë së Korçës.
Lëkundjet jenë ndjerë edhe në fshatrat e Bashkisë së Pustecit. Tërmeti ka shkaktuar panik tek banorët. Epiqendra e tërmetit mësohet të ketë qenë në qytetin e Kosturit, Greqi.