Shtyhet ndeshja në Greqi, shkak dëbora

Sot do të luhet vetëm një nga dy ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Greqisë.

Sfida mes Lamias dhe PAOK-ut në fakt u shty për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që goditën qytetin grek.

 Ndeshja, që pritej të luhej sot, do të shtyhet më 1 mars, ndërsa AEK dhe Olimpiacos do të jenë rregullisht në fushë.