FIFA: Zbulohen tre finalistët për çmimin 'The Best' për trajnerin më të mirë
Pasi publikoi listën për çmimin për portierin më të mirë , FIFA zbuloi këtë të enjte në mbrëmje tre trajnerët e përzgjedhur për të fituar trofeun për teknikun më të mirë të vitit kalendarik 2022. Fituesi do të bëhet i ditur këtë të hënë më 27 shkurt 2023, në një ceremoni të planifikuar në Paris.
Në listë gjejmë Lionel Scaloni (44 vjeç, ARG, Argjentinë), fitues i Kupës së Botës në Katar me Albicelestet, Carlo Ancelottin (63 vjeç, ITA, Real Madrid), i cili fitoi La Ligën , Ligën e Kampionëve dhe Evropianin dhe Superkupat e Spanjës, dhe Pep Guardiola (52, ESP, Manchester City), kampion në fuqi i Anglisë me Qytetarët.