Bledian Koka: Aplikacioni ‘Aktivisti’ po përdoret si presion ndaj administratës
I ftuar në Task Force në Syri Tv me Sonila Meçon ishte gazetari Bledian Koka ku foli për aplikacionin aktivisti që po përdor PS si mjet presioni ndaj administratës.
Koka është shprehur se vetë Etien Xhafaj është kujdesur që çdo drejtori ti ushtrojë presion që të shkarkojnë këtë aplikacion.
"Aktivisti Gent Progni publikoi informacionin se aplikacioni aktivisti nuk është ë Play Store, pra atë programin e shkarkimit që e kanë telefonat Androidët, ndërsa në telefonin Iphone ë gjen kollaj.
Ajo që më bën përshtypje është se lart ndodhet aplikacioni aktivisti dhe poshtë aplikacioni Partia Socialiste. Si aplikacioni Aktivisti dhe Partia Socialiste kanë të njëtin qëllim, dhe pyetja është se përse duhet që të hapin një aplikacion tjetër që të bëhen të gjitha ato që i kryejnë te Partia Socialiste.
E vërteta e madhe që del në pah është s ky mekanizëm është për presion, që nuk duhet të përfshirë jo vetëm anëtarët e partisë socialiste por edhe për administratën. Vetë Etien Xhafa shkonte në çdo zyrë që të bënte presion drejtorëve për të instaluar këtë aplikacion."