Sapo u transferua në Turqi, Zaniolo në ndihmë të të prekurve nga tërmeti
Nicolo Zaniolo është lojtari më i ri i Galatasaray.
Lajmin e bëri të ditur klubi turk mbrëmjen e djeshme përmes një postimi në faqen zyrtare, ku i uronte mirëseardhjen talentit italian.
Mirëpo, pavarësisht se sapo ka mbërritur, 23 vjeçari ka treguar zemërgjerësinë e tij, duke i ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë.
Zaniolo iu bashku ekipit të tij tashmë të ri, Galatasaray, në nismën që ata kanë marrë pas fatkeqësisë natyrore.
Ai së bashku me bashkëlojtarët e tjerë kanë bërë paketimin me sende të nevojshme për familjet e prekura nga kjo tragjedi.
Futbol A Takımı oyuncumuz Nicolò Zaniolo, Nef Stadyumu Yardım Merkezi'ndeki çalışmalarımıza destek verdi.
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) February 9, 2023
? Nef Stadyumu P1 ve P2 Otopark Alanı'ndayız.
Afet bölgesindeki vatandaşlarımıza yardımlarınızı bekliyoruz. ❤️? pic.twitter.com/xJBmgVxEQW