", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/09/auto_FoiGVfiWIAAi4eN1675959240.jfif", "width": 900, "height": 559 } }

VIDEO/ Hulk është monstruoz, shënon dy gola të pabesueshme për Atletico Mineiro - njëri arriti 120 km/h

Mosha është thjesht një statistikë për sulmuesin brazilian Hulk, i cili edhe pse 36-vjeçar, vazhdon të jetë protagonist absolut me Atletiko Mineiro. Paraqitja e tij e fundit e vërteton më së miri këtë, pasi në ndeshjen ndaj Demokratika Sl, shënoi dy gola në suksesin 3-0.

Të dy golat ishin me goditje dënimi, duke treguar një saktësi mbresëlënëse edhe në këtë lloj ekzekutimi. Por goli i dytë ishte me të vërtetë i jashtëzakonshme pasi teknika ia la vendin forcës dhe në këtë aspekt, Hulk e mban denjësisht këtë emër.

Sipas përllogaritjeve që i janë bërë gjuajtjes së sulmuesit brazilian, ajo ka regjistruar një maksimum shpejtësie prej 120 km/orë. Një predhë e vërtetë për lojtarët në murin mbrojtës dhe për portierin, i cili nuk arriti që të reagonte në kohë për ta devijuar.