Shpërthen bombola e gazit në shtëpi, plagoset gruaja në Dibër

Një grua ka mbetur e plagosur në Dibër, pasi ka shpërthyer bombola e gazit brenda në banesë. 

Ngjarja ka ndodhur në Njësinë Administrative Melan. 

Si pasojë e lënduar ka mbetur S.F, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i policisë
Dibër/informacion paraprak

Në njësinë Administrative Melan, Dibër,  brenda në banesë ka shpërthyer një bombul gazi dhe për pasojë është lënduar shtetasja S.F., e cila po merr ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.