VIDEO-SYRI TV/ PD njofton policinë: Të shtunën 100 mijë qytetarë në shesh
Për protestën kombëtare të 11 shkurtit, Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Tiranës, ku bën me dije se ky tubim do të zhvillohet në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ duke filluar nga ora 12:00, si dhe thekson se priten që të jenë pranishëm deri në 100 mijë protestues. Më tej, Partia Demokratike deklaron se se motivi i protestës është për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, pasi ka vënë në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë.
Nga SYRI TV
Partia Demokratike ka depozituar në Policinë e Tiranës njoftimin për mbajtjen e protestës kombëtare të datës 11 shkurt.
Në letrën dërguar drejtorit të policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, Partia Demokratike bën me dije se protesta do të zhvillohet në bulevardin ‘Dëshmorët Kombit’ duke filluar nga ora 12:00 ku priten që të jenë pranishëm deri në 100 mijë protestues.
Më tej theksohet se Partia Demokratike do të angazhojë 200 të rinj për mbarvajtjen e tubimit.
‘Tubimi do të mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, duke filluar nga ora 12:00.
Pjesëmarrja do të variojë 80 mijë deri në 100 mijë protestues. Protestuesit do të grumbullohen në selinë e Partisë Demokratike, sheshin ‘Nënë Tereza’ dhe sheshin ‘Skënderbej’ dhe do të lëvizin në drejtim të Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, thuhet në njoftimin e PD-së për policinë.
Foltorja do të vendoset në Bulevard përballë Kryeministrisë.
Personat që do të flasin në protestë do të jenë drejtues të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile.
Grupi i personave ndihmës për mbarëvajtjen e tubimit do të jenë rreth 200 persona me moshë mbi 18 vjeç, të pajisur me shenjat dalluese, shirit i bardhe me mbishkrimin PMT.
Në shkresën e firmosur nga sekretari organizativ i selisë blu, Ervin Minarolli thekson se motivi i protestës është për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, pasi ka vënë në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë.