EMRI/ Plumba në Vlorë, një i plagosur në spital
Një person i plagosur me armë zjarri ka mbërritur në spitalin e Vlorës.
Dëfrim Pashaj, 40 vjeç, është dërguar nga auto-ambulanca në spitalin e qytetit bregdetar, ndërsa policia është njoftuar nga spitali.
Ngjarja ka ndodhur te zona e njohur si ‘7 Pallatet’ në qytetin bregdetar.
I plagosur ka qenë i shoqëruar nga policia e shtetit në momentin që është dërguar për ndihmë mjekësore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Plagosi me armë zjarri, një 40-vjeçar, falë reagimit në kohë nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Gjatë kontrollit të banesës së autorit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjahu.
Rreth orës 16:00, në lagjen ‘10 Korriku’, shtetasi L. Z., 38 vjeç, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin D. P., 40 vjeç, të dy banues në lagjen ‘10 Korriku’, Vlorë.
Shërbimet e Policisë, falë koordinimit në kohë me sallën e operative të DVP Vlorë, kanë bërë të mundur menjëherë kapjen dhe neutralizimin e autorit të dyshuar, shtetasit L. Z.
Ndërkohë, i plagosuri, shtetasi D. P., aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.