‘Ftesa e Zelensky-t në Paris’/ Meloni thumbon Macron: E papërshtatshme! I kuptoj çështjet e politikës së brendshme
Vizita e Zelensky-t në Paris ka përplasur kryeministren italiane Giorgia Meloni me presidentin francez Emmanuel Macron. Meloni tha se ftesa e kreu të Elizesë ishte e papërshtatshme, në një kohë kur fuqia e bllokut, siç tha, është tek uniteti.
Macron reagoi se Gjermania dhe Franca, prej 8 vitesh kanë një rol të veçantë së i përket çështjes së Ukrainës.
“Ftesa e Macron në Paris mu duk e papërshtatshme pasi në këtë çështje mendoj se uniteti është forca jonë. I kuptoj çështjet e politikës së brendshme dhe të favorizimit të opinionit të brendshëm publik, por ndonjëherë favorizimi i opinionit të brendshëm publik, rrezikon të jetë në dëm të kauzës dhe ky më duket se është një nga ato raste. Faleminderit dhe punë të mbarë”, tha Giorgia Meloni.