EMRI - E rëndë në Tiranë/ Bie nga lartësia ku po punonte, vdes 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka rënë nga lartësia e objektit ku punonte dhe për pasojë ka ndërruar jete.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Konferenca e Pezës” në kryeqytet.

Policia thotë se dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi Kristo Doka, 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.