Laporta tregon si e shpëtoi Barcelonën
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se ka arritur ta shpëtojë klubin nga kolapsi financiar, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
“Kemi blerë lojtarë me 215 milionë euro dhe kemi shitur me 141 milionë euro, duke krijuar ekip konkurrues prej 74 milionë eurove. Kemi zbritur shpenzimet e pagave me 100 milionë euro, derisa në të ardhmen planifikojmë edhe 70 milionë euro të tjera t’i kursejmë nga ky shpenzim. E kemi shpëtuar Barcelonën nga kolapsi financiar”, deklaroi Laporta.
Blerja më e shtrenjtë e Barcelonës për sezonin 2022-2023 ishte Raphina nga Leeds United për 58 milionë euro.