", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/09/auto_Screenshot_31675947427.jpg", "width": 900, "height": 1009 } }

Tërmeti në Turqi/ E pyesin nëse dëshiron ujë, përgjigjja e vajzës e nxjerrë nga rrënojat shkakton të qeshura

Numri tragjik po rritet në Turqi dhe Siri, por mrekullitë e vogla të jetës ende po shkruhen nën rrënoja. 

Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve shuhen me kalimin e orëve, megjithatë ka raste që shkaktojnë interes global, ku fëmijët e vegjël shpëtohen edhe pas 72 orësh .

Në kushtet e të ftohtit të ashpër, me lëndime dhe dhimbje të forta, arrijnë të qëndrojnë gjallë dhe të dalin nga makthi.

Ekipet e shpëtimit shpëtuan një djalë të  vogël, pas 78 orësh nën rrënoja.

Ai  u gjet i gjallë, siç shihet në video, ku shpëtimtarët e tërheqin nën tokë dhe e përqafojnë me butësi. 

Më pas e vendosën në një ngarkesë speciale për ta çuar në spital. 

E gjithë kjo po shpaloset në provincën Hatay, një nga më të prekurat nga tërmeti në Turqi.

Një tjetër histori shprese u shkruajt në Hataj, ku një vajzë 5-vjeçare u shpëtua pas 72 orësh në rrënoja.

Siç shihet edhe në video, shpëtimtarët pasi e kanë nxjerrë nga rrënojat vogëlushen e pyesin nëse do ujë, ajo përgjigjet se akoma nuk është ekzaminuar, përgjigje e cila shkaktoi të qeshura.

Më pas e pyesin 5-vjeçaren nëse shkon në shkollë dhe ajo përgjigjet se nuk ka filluar ende.