VIDEO/ SYRI TV në Gaziantep të Turqisë, raporton Evran Kaja: Në këtë zonë është shembur spitali

SYRI TV ka depërtuar në një nga qytetet më të prekura nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi. Nga Gaziantep, Evran Kaja raporton mbi situatën në terren, ndërkohë që ekipet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Syri Televizion ka raportuar  këtë të enjte  nga qyteti  Gaziantep në Turqi,  një nga zonat m të prekura nga tërmeti apokaliptik I 4 ditëve më parë.  Evran Kaja raporton se situata në zonë është e rënduar, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet. Në këtë zonë është shembur edhe spitali.  

Pamjet që sjell SYRI TV nga Gaziantep pasqyrojnë pasojat e tërmetit shkatërrimtar.

Me mijëra qytetarë presin me ankth rezultatet e operacionit të kërkim-shpëtimit në rrënojat e një blloku pallatesh në qendër të Gaziantepit.  Me mijëra qytetarë nga rajojne të tjera kanë ardhur vullnetarë për të ndihmuar në operacionet e kërkim- shpëtimit.

Gjatë raportimit Kaja theksoi se pranë objekteve të shembura ka familjarë të shumtë të cilët presin në ankth gjetjen e të afërmve të tyre, të cilët ndodhen nën rrënoja.