SYRI TV/ Skandali me qendrën shëndetësore në Elbasan, banorët: Nuk u vu kurrë në funksion

U inagurua një vit më parë, por sot qendra shëndetësore në lagjen Haxhiaj në Elbasan jo vetëm që nuk funksionon, por po degradon. Kjo qendër duhet t`u shërbente 10 mijë banorëve sipas kryebashkiakut Gledian Llatja, por qendra nuk u vu kurrë në funksion. Institucionet heshtin për situatën.

Nga SYRI TV

Këto foto të bëra gjatë vitit 2022, tregojnë punën për ndërtimin e Qendrës Shëndetësore në lagjen Haxhiaj në Elbasan, ku sipas kryebashkiakut Gledian Llatja dhe deputetit Damian Gjiknuri, ajo do t`u shërbente 10 mijë banorëve.

Siç shihet nga pamjet, donacioni i dhënë nga qeveria e Kuvajtit, po degradon. Dyert dhe dritaret e qendrës janë dëmtuar, ndërsa brenda saj nuk ka asnjë orendi apo pajisje mjekësore. Madje, banorët tregojnë se ajo nuk u bë kurrë funksionale pasi u inagurua.

Banorët shkojnë në një lagje tjetër për shërbime mjekësore, ndërsa thonë se në lagjen e tyre nuk ka as mjekë dhe as infermierë.

SYRI TV ka kërkuar informacion nga institucionet lokale për të shpjeguar arsyet e dëmtimit të qendrës dhe mosvënies së saj në funksion, por deri më tani, asnjë nga institucionet nuk është përgjigjur.

Gazetar: M.Sejdini

Redaktor: J.Hoxhaj

Montazhier: L.Kotri