SYRI TV/ Banorët e Vllahinës në Selenicë, pa ujë të pijshëm: Që nga viti 1991 nuk ka pasur investime

Banorët e fshatit Vllahinë në bashkinë e Selenicës kanë ujë vetëm 30 minuta gjatë dimrit, ndërsa në verë nuk kanë fare. Ky problem por dhe mungesa e investimeve në infrastrukturë, ka bërë që fshati të braktiset.

Nga SYRI TV

Por teksa tani në dimër kanë 30 minuta, gjatë muajve të nxehtë të verës, këta banorë nuk kanë ujë. Në mungesë të ujit të pijshëm dhe investimeve në infrastrukturë, edhe Vllahina, një fshat vetëm 20 km larg Vlorës, tashmë është braktisur nga njerëzit. Sot në fshat kanë mbetur kryesisht mosha mbi 50 vjeç, edhe ata me sytë për t’u larguar.

Gazetar:G.Këllçiu

Redaktor:J.Hoxhaj

Montazhier: O.Demo