SYRI TV/ Aplikacioni i Partisë Socialiste ‘Aktiv1sti’, Gështenja: Ndryshime në ligjin e nëpunësit civil

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja, deklaroi se ka dorëzuar në Kuvend, propozime për ndryshime në ligjin “Për nëpunësin civil”. Duke u ndalur edhe te publikimi i skandalit të platformës “Aktiv1sti”, që përdoret nga Partia Socialiste, Gështenja deklaroi se këto ndryshime synojnë ndalimin e shantazhit nga qeveria.