'11 shkurt, populli thotë fjalën e tij'/ Blushi thirrje qytetarëve: Ndryshimi i madh po afron
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën e thirrur nga opozita këtë të shtunë në datë 11 shkurt ora 12:00.
Në një postim në Facebook, Blushi thekson se '11 shkurti është dita e bashkimit të shqiptarëve kundër së keqes, dita kur populli duhet të thotë fjalën e tij'.
Postimi i plotë:
11 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij!
Është dita e bashkimit të shqiptarëve kundër së keqes, hajnisë, krimit, mjerimit dhe shpopullimit!
Ndryshimi i Madh po afron!