Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri/ Zbulohet magnituda dhe epiqendra
Lëkundje tërmeti janë regjistruar disa minuta më parë në vend.
Sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.
Epiqendra ka qenë 10 km në juglindje të Librazhdit dhe 23 km në lindje të Elbasanit në një thellësi prej 2 kilometrash.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete pranë, por pa shkaktuar panik te banorët.
Sipas EMSC, lëkundjet e tokës janë regjistruar në orën 11:57.