DICKtatori i Koresë së Veriut, Kim Jong-un prezanton pasardhësen e tij

Nga Peter Tiede, BILD

Diktatori Kim Jong-un, 39 vjeç, prezantoi një pjesë të familjes së tij për ditëlindjen e 75-të të Ushtrisë Popullore të Koresë së Veriut- gruan Ri Sol Ju, 33 vjeç dhe vajzën 10-vjeçare, Kim Ju Ae.

Vajza e vogël (ai thuhet se ka tre fëmijë, por vetëm Ju Ae njihet), ishte ulur në rreshtin e parë, me veshje bardhezi, për t’u përshtatur me babanë e saj. Ky i fundit prezantohet me titujt ‘Udhëheqësi i dashur’ dhe ‘Babai i dashur’. Kurse bija e tij prezantohet si ‘Vajza e dashur dhe e respektuar’. Kjo është hera e tretë që ajo del përpara medieve, dy herët e para doli përballë raketave bërthamore, këtë herë ka pas shpine disa gjeneralë të lartë.

Një dalje e tillë interpretohet kështu: “Kim Raketa” e sheh programin e tij bërthamor si një garanci mbijetese për klanin e tij, ndërsa vendit të uritur i thuhet se pa program bërthamor, ‘fëmijët tanë’ nuk kanë të ardhme.

Në sallën e banketeve të hotelit ‘Yanggakdo’ në Phenian ai mban para popullit një fjalim të çuditshëm propagandistik: Ai ishte “i lumtur, krenar dhe i nderuar në të njëjtën kohë” që ishte “komandanti i përgjithshëm i një ushtrie që përmbush reputacionin e kohës dhe historisë, dhe që është ushtria më e fortë në botë”.

Megjithatë, përveç kërcënimit bërthamor dhe një ushtrie hakerash, ajo ka shumë pak për të ofruar dhe për të ngrënë: për dreq shumë pak...