VIDEO/ 'Kape, kape në dorë': Ekipi i Kosovës shpëton nga rrënojat një vajzë 2-vjeçare dhe nënën e saj

Ekipi i Forcave të Sigurisë së Kosovës ka arritur të nxjerrë nga rrënojat e tërmetit në Turqi një fëmijë të moshës 2-vjeçare si edhe nënën  e tij. Ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës  janë duke operuar me kapacitete të plota në Hatay të Turqisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, që publikoi edhe pamjet.

"Në orët e mbrëmjes së të martës kanë arritur të nxjerrin një fëmijë të moshës dy vjeçare dhe janë duke bërë përpjekjet maksimale për të shpëtuar edhe nënën e saj që është e ngujuar në rrënoja. Ekipet e Kosovës gjatë operacionit kanë hasur në viktima në objektet e shembura, por prioritet është duke ju dhënë atyre vendeve ku janë diktuar persona të gjallë. Krenar me djemtë dhe vashat tona!" thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Nxirret e gjallë edhe nëna e fëmijës dy vjeçar nga ekipet e FSK-së

Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar.

Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate.