Takimi i akullt Rama-Yuri Kim/ Paloka: Nuk ka asnjë buzëqeshje amerikane

Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka ironizuar me një postim të ambasadës amerikane në Tiranë, ku flitej për një takim të një zyrtareje të SHBA për çështjet e emigracionit me kryeministrin Edi Rama.

Në foto shihet se sa i akullt është qëndrimi i ambasadores amerikane, Yuri Kim.

“Nuk e di se si, po këto fotot e postuara në faqen e ambasadës së fundmi, më kujtuan një fragment të Kadaresë ku përshkruan ftohjen e marrëdhënieve me Kinën në atë kohë.

Tregon se si ndryshuan njoftimet zyrtare mbas takimeve të delegacioneve dypalëshe që kaluan nga: “Takimi ishte i ngrohtë dhe miqësor” në “Delegacionet i buzëqeshën njëri-tjetrit”

Në fakt te fotot e fundit të ambasadës janë kujdesur që të mos ketë asnjë buzëqeshje amerikane …!” shkruan Paloka.