", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/February/09/auto_TURKEY-img-e1604484741666-1280x720-1-780x4391675934597.jpg", "width": 900, "height": 507 } }

Kufizohet qasja në 'Twitter' në të gjithë Turqinë

Pas lajmeve të shumta që po shpërndahen në internet rreth tragjedisë në Turqi, NetBlocks thotë se Twitter tani është duke u kufizuar në të gjithë vendin.

Organizata tha se të dhënat në kohë reale tregojnë se faqja e mediave sociale është e bllokuar në disa nga ofruesit kryesorë të internetit të Turqisë.

Netblocks shtoi se kufizimi “vjen pasi publiku mbështetet në shërbimin pas një serie tërmetesh vdekjeprurëse”.

Theksojmë se nuk është e qartë se çfarë po e shkakton kufizimin, raporton skynews.

Kujtojmë se gjatë ditës së hënë Turqinë dhe Sirinë e kanë goditur dy tërmete brenda disa orëve. I pari ishte 7.7 shkallësh të Rihterit dhe i dyti 7.6.

Autoritetet turke dhe siriane kanë raportuar mbi 15 mijë persona të vdekur.