Tërmeti, mbërrin në Turqi avioni i parë me ndihma nga Greqia

Greqia vazhdon të mbështesë Turqinë e goditur nga tërmeti dhe po forcohet me kalimin e ditëve.

Greqia do të dërgojë pesë avionë me ndihma humanitare në Turqi, pasi numri i të vdekurve nga tërmeti vdekjeprurës vazhdon të rritet.

Sot në orët e para të mëngjesti, mbërriti në Adana i pari nga pesë avionët  me ndihma humanitare, i shoqëruar nga ministri i Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile Christos Stylanidis.

Ministri grek u prit nga një delegacion zyrtar i qeverisë turke, i kryesuar nga ambasadori Mehmet Guluoglu dhe zyrtarë lokalë.