Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë trajneri i ekipit të Butrintit

Odisea Çipa, trajneri i ekipit të futbollit Butrinti, është ndarë nga jeta parakohe.

Mësohet se specialisti i futbollit dhe trajneri Odisea Çipa, i cili drejtonte ekipin e futbollit Butrinti këtë sezon, ka humbur jetën pas një arresti kardiak.

Çipa ka qenë më parë lojtar i ekipit të Butrintit.