'Gjallë, është gjallë': Një tjetër foshnjë shpëtohet në provincën Sırnak pas dy ditësh në gërmadha

Şırnak, Turqi -  Një foshnjë 7-muajshe u shpëtua sot më shumë se dy ditë pas tërmeteve shkatërruese në Türkiye-n jugore, raporton Anadolu.

Foshnja u shpëtua nga rrënojat nga zjarrfikësit e dërguar nga provinca Şırnak në Adiyaman, një nga dhjetë provincat e goditura rëndë nga tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë.

Komuna e rrethit Cizre në Şırnak tha se foshnja u transferua në një spital lokal.