Luizi bën xheloze Kiarën me Keisin, ja si reagoi moderatores më pas

Në mbrëmjen e fundit u fut në Big Brother Vip Kejsi Medini vajza e Sabianit ish- konkurrent  të njëjtit format.

Ajo pasditen e së mërkurës është parë duke kaluar kohë me Luizin, Kiarën, Tean dhe disa banorë të tjerë. E teksa qëndronin së bashku në oborr, Luizi në një moment është munduar që ta bëjë xheloze Kiarën.

Ai mund të shihet duke e prekur Kejsin te pjesa e gushës, gjersa pas këtij veprimi Kiara e qorton. Kjo e fundit mori vëmendjen e madhe mbrëmjen e së martës, kur zgjodhi të çonte në televotim direkt Tean, Deamishelin dhe Oltën.