Aksident në Bulevardin e Durrësit, plagoset rëndë një person

Një aksident ka ndodhur pak çaste më parë në Bulevardin e Durrësit.

Sipas informacioneve nga gazetarët e Syrit, bëhet me dije se një automjet ka aksidentuar një këmbësor, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur zbardhjen e plotë të shkaqeve.