Bledi ia bën të qartë Oltës: Ty dhe Luizin ju dua në finale

Edhe pse dita e parë në shtëpi, banori i ri i shtëpisë, Bledi ka qënë i drejtpërdrejtë ndaj qëllimeve të tij.

Bledi i tha Oltës se do ta shprehi edhe publikisht që atë dhe Luizin dëshiron ti ketë në finale, pa i ngelur qejfi asnjë prej banorëve të tjerë.

Bledi: Dua një lojë të fortë. Dua edhe unë kundërshtar të fortë.

Olta: Je për gjatë shumë? Që ti ndajmë gjërat që tani.

Bledi: Po. Nuk më shqetëson nominimi edhe që nesër. Dua të shijoj çdo sekond.