Vëllai i Lionel Messit ‘shkatërron’ Joan Laporta-n dhe spanjollët

I larguar nga Barcelona pa dëshirën e tij, Lionel Messi e përjetoi jashtëzakonisht shumë këtë vendim të klubit. Mirëpo, kjo nuk e pengoi presidentin e blaugranëve, Joan Laporta, të shumëfishonte deklaratat që ftonin “Pleshtin” të kthehet në Camp Nou. Por për shumë, këto deklarata janë vetëm për efekt popullariteti, sepse klani i Messit nuk do ta mbështes më Laportën. Një teori që duket se është e vërtetë nëse besojmë fjalët e vëllait të lojtarit të PSG -së , Matias.

“Kam një artikull të Sport (gazeta katalanase) të varur në murin e shtëpisë time që thotë: ‘Messi duhet të kthehet në Barcelonë’ dhe e kam mbishkrim: ‘hahahahaha, ne nuk do të kthehemi në Barcelonë, dhe nëse do të kthehemi, do të bëjmë një pastrim të thellë. Përfshirë largimin e Presidentit mosmirënjohës Joan Laporta

Për mua, Barcelona u bë e famshme vetëm për shkak të Messit. Kushdo që ka qenë në muzeun e klubit e kupton që muzeu i Barcelonës është muzeu i Messit. Tifozët duhet të kishin kërkuar që Laporta të largohej dhe Messi të qëndronte, por spanjollët na tradhtuan. Po jua them këtë sepse nuk duam të dëgjojmë gjëra që nuk janë të vërteta”, raporton Mundo Deportivo fjalimin e Matias.