Lutfi Hazri:Jemi pro planit franko-gjerman nëse mbyllet me njohjen reciproke

I ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv me Armela Ferkon ishte nënkryetari LDK-së në Kosovë, Lutfi Haziri.

Haziri është shprehur se sa i përket planit franko gjerman duhet nga qeveria e Kosovës të përfundohet me një njohje reciproke në fund.

“Qëndrimi i LDK sa i përket planit franko-gjerman është që të negociohet dhe të dialogësh një marrëveshje që në fund të mbyllte me njohjen përfundimtare të Kosovës nga ana e Serbisë. Koha është në favor të arritjes të një marrëveshje përfundimatare. Nëse nuk punohet që të arrihet një normalizim nga ana e kryeministrit Kurtit atëherë kjo qeveri do të shkaktonte defekte të mëdha.

Për herë të parë, Kurti për shkak të disa hapave të gabueshme ka krijuar një rrethanë të re dhe handikap të madh për palën kosovare, kjo ka të bëjë me situatën në Veriun e Kosovës. Ai ka lënë 17% të territorit të Kosovës pa përfaqësues të shteti në atë zonë. Në tavolinën e negociatave sa i përket një gjendje të tillë ku ti nuk arrin të kontrollosh një territor të caktuar sjell handikap të madh.

Handikapi i dytë është se dialogu është i kushtëzuar që është përqafuar edhe nga faktori ndërkombëtar. Kërkohet që qeveria e Kosovës të fillojë punimet në krijimin e statutit të komunave dhe asociacionit të veriut. Ky është një raport i kushtëzuar, me 2 shkurt Kurti e ktheu dhe i vendosi 6 kushte të reja kushtit serb sa i përket asociacionit. Pritet një takim në Bruksel mes Vuçiçit dhe Kurtit, në ato takim do të diskutohet qetësimi i marrëdhënieve të veriut të Kosovës dhe jo normalizimi i raporteve Kosovë Serbi.” Tha ai ndër të tjera.