Thotë se shënoi rekord duke qëndruar dy javë pa kryer marrëdhënie intime në BBVK, Atdheu: Po e pres Xhulin

Influencuesi i rrjeteve sociale, Atdhe Xharavina, ka dhënë një intervistë pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Ai ka folur për eksperiencën brenda shtëpisë si dhe arsyet që mendon se pse e penalizoi publiku.

Në një nga pyetjet pikante, ai është ngacmuar nga gazetari i cili e ka pyetur nëse e ka thyer rekordin e rezistencës për mos-kryerje të marrëdhënies seksuale.

Gjakovari deklaroi me shaka se kishte arritur ta thyente rekordin, ku nga shtatë ditë sa e kishte pasur, kishte shkuar në gjithsej 14 ditë pa kryer seks.

Megjithatë ai në fund të intervistës nuk la pa ngacmuar njërën prej banoreve të shtëpisë, ku habiti me deklaratën e tij duke thënë: “Po e pres Xhulin”.