EMRAT/ Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Itali, drejtues shqiptarët

Një hetim që zgjati dy vjet çoi në pranga 21 trafikantë droge në Itali, në mesin e të cilëve janë edhe dy shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se grupi kriminal, që dyshohet se drejtohej nga katër vëllezër, vepronte midis zonës së Katanias, Palermos dhe Sirakuzës.

Shqiptarët e arrestuar janë Ardian Qarri, i cili konsiderohet si pjesë kyçe e bandës së drogës dhe Erion Keci, i njohur ndryshe si “Johnny”. Operacioni i quajtur “Slot Machine” çoi në sekuestrimin e 34 kg kokainë, 400 kg marihuanë, 1 kg hashash, 11 bimë kanabissi dhe 38 fishekë të kalibrit 9.

Gjithashtu u sekuestruan 11 biznese në Katania dhe provincën e saj. Në kuadër të operacionit, Prokuroria Publike ka urdhëruar sekuestrimin e aseteve për rreth 4 milionë euro.