Pas vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Zelensky do të udhëtojë në Paris

Volodymyr Zelenskiy do të takojë Mbretin Charles pas fjalimit të tij para deputetëve britanikë në Westminster. Më pas ai pritet të udhëtojë në Paris këtë mbrëmje, sipas medias franceze BFM TV.

Udhëheqësi ukrainas thuhet se do të vizitojë nesër gjithashtu Brukselin, ku BE po mban një samit.