Zelensky falënderon personalisht ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson

Gjatë fjalimi të tij në parlamentin britanik, Zelensky ka falenderuar edhe një herë Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e saj, moment që është shoqëruar më shumë duartrokitje nga deputetët.

Ai tha se Mbretëria e Bashkuar ka mbështetuar Kievin që nga dita e parë. Duke iu drejtuar drejtpërdrejt ish-kryeministrit Boris Johnson, ai tha: “Boris, i bashkove të tjerët kur dukej absolutisht, pamundur, faleminderit”.

Zelensky tha se ish-kryeministri kishte “karakter të fortë” dhe kurrë nuk bëri kompromis me Ukrainën. Zelensky tha gjithashtu se ukrainasit dhe britanikët mbrojtën lirinë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Liria do të fitojë,” thotë ai për më shumë duartrokitje, “ne e dimë se Rusia do të humbasë,” theksoi ai.